Visar Korenica provokon keq Idriz Vehapin (FOTO)

3605

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar, Visar Korenica, ka provokuar keq kryetarin aktual Idriz Vehapi nga PDK.

Korenica me anë të një postimi në Facebook, ka përdorur një fotografi me banerin e Vehapit për ta krijuar një postim provokues.

Ky postim vjen në kohën kur kandidatët po paraqesin programet e tyre politike dhe kur dihet se në Rahovec fushata nuk është përcjellë me të tilla veprime.

Nuk dihet në rast se përdorimi i materialit zgjedhor të rivalit për veprime politike si ky në këtë rast paraqet shkelje ligjore.

PDK akoma nuk ka reaguar në lidhje me këtë postim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here