Vjen reagimi i PDK-së pas postimit provokues nga Visari, ky është paralajmërimi i tyre

2954

PDK, dega në Rahovec, i ka reaguar Visar Korenicës për posterin provokues.

Kjo parti madje ka paralajmëruar ankesë në KQZ.

Lexoni reagimin e plotë:

Reagim

Partia Demokratike e Kosovës-Dega Rahovec reagon ndaj kandidatit të Vetëvendosjes Visar Korenica që shihet në vazhdimësi se nuk ka përvojë në politik dhe bënë shkelje drastike ligjore, i cili shfrytëzoi rastin mbrëmë për shkak të motit jo të mirë, ku pothuajse të gjitha banerat (posterët) të vendosura të subjekteve politike në Komunën e Rahovecit janë dëmtuar nga moti i ligët (erërat).

Kandidati për kryetar nga radhët e Vetëvendosjes, shfrytëzoi rastin pasi që një nga banerat (posterët) të dëmtuar të kryetarit Z.Idriz Vehapi e keqpërdori për t’i ndihmuar vetes dhe i mbuloi drunjtë në oborrin e tij, njëkohësisht foton e ka postuar në rrjetin social Facebook, në faqen e tij zyrtare. Shihet qartë që ka bërë shkelje ligjore në bazë të ligjit për zgjedhjet lokale.

Partia Demokratike e Kosovës-Dega Rahovec zyrtarisht e ka përgatitur ankesën që do t’i drejtohet KQZ-së për këtë veprim skandaloz- të ulët dhe jo serioz nga kandidati i Vetëvendosjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here