Vreshtarët e Rahovecit ankohen për dëme të mëdha nga breshri i së hënës

0
983

vreshtaret-e-rahovecit-ankohen-per-deme-te-medha-nga-breshri-i-se-henesDëme të konsiderueshme në vreshtarinë e Rahovecit ka shkaktuar breshëri i cili ka rënë ditën e hënë.

Fermerët thonë se puna e tyre për një vit u shkatërruar brenda pak minutave derisa pak shpresojnë se do tu kompensohen dëmet, raporton KTV.

Nuk besojnë se ministria do t’ju dalë në ndihmë pasi që as herën e kaluar nuk u janë kompensuar dëmet e shkaktuar nga breshëri.

Komuna për shkak të buxhetit të vogël i është drejtuar Ministrisë së Bujqësisë për ndihmë. Por për fermerët ka një shpresë ngase Bodrumi i Vjetër në Rahovec, do të jetë i hapur për të gjithë ata që kanë kultivuar rrushin.

Përveç dëmeve në hardhi, reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme edhe në rrugët që qojnë tek vreshtat e këtyre fermerëve, gjë që ka vështirësuar kalimin.

Ky nuk është viti i parë që kur fermerët e Rahovecit pas breshërive të pothuajse përvitshme pësojnë dëme të mëdha si në vreshtari ashtu edhe në pemëtari./RahovecPress

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU