Vritet një person në Xërxë (Video)

0
11248

Një person është vrarë në fshatin Xërxë. Dëshmitarë nga rasti kanë thënë për Koha.net se ai është pronar i një kompanie të autobusëve.

Sipas të dhënave të siguruara nga Koha.net, personi në fjalë është N.K. dhe vjen nga fshat i Rahovecit, por që jeton në Prizren, transmeton Koha.net.

Për Koha.net rastin e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit të Policisë në Rahovec, Osman Ismajli i cili ka thënë se në rast kanë qenë të përfshira dy vetura, të cilat e kanë përcjellë njëra tjetrën nga Prizreni deri në Xërxë, ku edhe ka ndodhur vrasja.

Sipas tij, në rast kanë dalë njësitet policore dhe dy prokuror të rastit.

Kurse, Klan Kosova njofton se viktima N.K i moshës 50 vjeçare ishte pronar i kompanisë së autobësve “Mendi”, kurse i dyshuari është T.Z  pronar i kompanisë së autobusëve “Jupi”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU